Veriu përballë largimeve të serbëve nga institucionet
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.
![Në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut, më 7 nëntor, policët serbë, që dhanë dorëheqje, kanë dorëzuar armët e tyre. ](https://gdb.rferl.org/000a0000-0aff-0242-0dfb-08dac0cbe317_w1024_q10_s.jpg)
1
Në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut, më 7 nëntor, policët serbë, që dhanë dorëheqje, kanë dorëzuar armët e tyre.
![Përveç policëve, dorëheqje kanë dhënë edhe prokurorët e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, që mbulon territorin e Mitrovicës së Jugut, të Veriut, Skenderajt dhe Vushtrrisë. ](https://gdb.rferl.org/000a0000-0aff-0242-b357-08dac0cba878_w1024_q10_s.jpg)
2
Përveç policëve, dorëheqje kanë dhënë edhe prokurorët e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, që mbulon territorin e Mitrovicës së Jugut, të Veriut, Skenderajt dhe Vushtrrisë.
![Më 5 nëntor, përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë njoftuan për largimin e zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës në veri përfshirë nga: policia, prokuroria, gjykata, prokuroria dhe Kuvendi e Qeveria qendrore. ](https://gdb.rferl.org/00020000-0aff-0242-200a-08dac0cba87c_w1024_q10_s.jpg)
3
Më 5 nëntor, përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë njoftuan për largimin e zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës në veri përfshirë nga: policia, prokuroria, gjykata, prokuroria dhe Kuvendi e Qeveria qendrore.
![Këto janë vetura të Policisë së Kosovës të parkuara para stacionit policor në Zveçan - një prej katër komunave në veri, që banohet me shumicë serbe. Drejtori rajonal i policisë në veri, Nenad Gjuriq, më 3 nëntor deklaroi se policët në veri nuk do të respektojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat. Një ditë më vonë, Gjuriq u suspendua nga detyra. ](https://gdb.rferl.org/802c0000-c0a8-0242-2195-08dac0cbea90_w1024_q10_s.jpg)
4
Këto janë vetura të Policisë së Kosovës të parkuara para stacionit policor në Zveçan - një prej katër komunave në veri, që banohet me shumicë serbe. Drejtori rajonal i policisë në veri, Nenad Gjuriq, më 3 nëntor deklaroi se policët në veri nuk do të respektojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat. Një ditë më vonë, Gjuriq u suspendua nga detyra.