Kantieret e kobshme për jetën e punëtorëve
Brenda pak ditësh, gjatë javës së katërt të korrikut, në Kosovë vdiqën pesë persona në vende të punës, prej të cilëve katër nga aksidentet. Në Gjakovë, dy persona humbën jetën në të njëjtin kantier ndërtimi. Sindikalistët dhe Inspektorati i Punës nuk pajtohen për shifrat e rasteve me fatalitet në vende pune, por ekspertët e sigurisë në punë i vlerësojnë ato si alarmante.