Ish-ushtari sovjetik përdor raketa amerikane kundër avionëve rusë në Ukrainë
Gjatë luftës së sovjetikëve në Afganistan në vitet 1979-1989, detyra e Serhiy Titunovit si ushtar ishte të gjente dhe të merrte raketa Stinger të prodhimit amerikan, të cilat përdoreshin nga rezistenca e muxhahedinëve afganë. Teknologjia, asokohe e re, po bënte kërdi ndaj aeroplanëve sovjetikë. Tani, Titunov po lufton në anën e Ukrainës, duke shfrytëzuar përvojën e tij me raketat që lëshohen nga supet, që t’i godasë vetë aeroplanët rusë. Sot vullnetar i Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ai po stërvit një brez të ri për përdorim efektiv të raketave Stinger. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)