Tërmeti në Afganistan mbyti "kryesisht gra dhe fëmijë"
Ekipet mjekësore ajrore afgane kanë evakuuar viktimat e lënduara rëndë nga tërmeti i fuqishëm që goditi fshatrat e distriktit Zindah Xhan të provincës së Heratit, më 7 tetor, dhe shkatërroi shumë shtëpi banimi. Një mjek ka thënë se shumica e viktimave të tërmetit prej 6.3 ballësh ishin gra dhe fëmijë, përderisa të mbijetuarit kanë përshkruar shkatërrimin e papritur të shtëpive të tyre dhe humbjen e pjesëtarëve të familjes. Zyrtarët e qeverisë së talibanëve thonë se rreth 3.000 persona kanë humbur jetën nga tërmeti. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)