A do t’i pranojë Ukraina refugjatët rusë? Banorët kufitarë nuk shprehen entuziastë
Skepticizmi mbizotëroi në qytetin kufitar Sumi, në Ukrainë, kur banorët u pyetën rreth planeve të qeverisë për të pranuar refugjatë nga rajoni Kursk, në Rusi. Zyrtarët kanë thënë se civilët e zhvendosur nga inkursioni i vazhdueshëm ushtarak i Ukrainës në Rusi mund të sistemohen dhe atyre mund t’i ofrohet ndihmë humanitare. Por, një burrë, me të cilin bisedoi Radio Evropa e Lirë, më 16 gusht, tha: “Ata le t’i mbrojë vendi i tyre. Kemi mjaft halle tonat”. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
31 tetor 2025Treni që humbën Kosova dhe Serbia
-
29 tetor 2025Dhuna kundër turqve: Çfarë po ndodh në Mal të Zi?
-
26 tetor 2025“Drejt zgjedhjeve”: Kurti s’e bën Qeverinë