Nëpër foto: Tre vjet luftë në Ukrainë
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

17
Një ushtari rus i jepet ujë pas kapjes së tij nga forcat ukrainase pranë Bahmutit në majin e vitit 2023.

18
Një ushtar ukrainas në një ndërtesë të dëmtuar nga beteja në Blahodatne në rajonin e Donjeckut më 17 qershor 2023.

19
Punëtorët festojnë pas instalimit të Tridentit ukrainas në Monumentin e Atdheut të Kievit më 6 gusht 2023. Tridenti masiv zëvendësoi një emblemë sovjetike.

20
Pasojat e një sulmi raketor në qendër të Çernihivit më 19 gusht 2023.