Nëpër foto: Tre vjet luftë në Ukrainë
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

21
Një ushtar ecën poshtë një murali në qytetin e sulmuar Avdijivka, rajoni i Donjeckut në nëntor të vitit 2023.

22
Një anëtar i një ekipi ukrainas mortajash gjatë një pushimi tymos një cigare në lindjen e diellit në një pozicion pranë Bahmutit, dhjetor 2023.

23
Trupat ukrainase duke shikuar drejt qiellit për dronët e armikut në një pozicion afër Bahmutit më 6 mars 2024.

24
Një vajzë bën kafe brenda lokalit të saj të dëmtuar nga shpërthimi më 25 mars 2024 pasi një raketë ruse goditi qendrën e Kievit.