Ndërlidhjet

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 19 prill 2025.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 19 prill 2025.

Haxhiu dështon të zgjidhet kryeparlamentare, seanca vazhdon të hënën

Në vazhdimin e tretë të seancës konstituive, deputetët dështuan që të zgjidhinin kreun e organit ligjvënës.

Propozimi që Albulena Haxhiu të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, dështoi dy herë që të marrë 61 votat e nevojshme.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën deri të hënën, në orën 15:00.

Megjithatë, paraprakisht deputetët miratuan raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.

Ata po ashtu bën betimin si deputetë të legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

11:45 19.4.2025

Murati: Zgjidhja, tërheqja e deputetëve që e refuzuan raportin për mandatet

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, para nisjes së seancës konstituive, tha se raporti për verifikimin e mandateve, nuk mund të hedhet sërish për votim, pasi herën e parë, më 15 prill “ai u refuzua si rezultat i votave të PDK, LDK, AAK, dhe Listës Serbe”. Sipas tij, kjo i bie se "deputetët kanë refuzuar mandatin, dhe procesi duhet të kthehet në pikën zero - pra një proces i ri zgjedhor i cili prodhon një legjislaturë të re e cila, ka sensin që të pranojë mandatin e dhënë nga populli".

“E vetmja rrugë tjetër për të evituar skenarin e zgjedhjeve të reja, është një dakordim unanim politik, ku vetëm deputetët që kanë refuzuar mandatin me votën e tyre, tërhiqen dhe ua lëshojnë vendin e tyre kolegëve tjerë nga i njëjti subjekt. Një gjë e ngjashme kishte ndodhur në legjislaturën që lamë pas me deputetët e Listës Serbe”, shkroi ai në Facebook.

11:53 19.4.2025

IKD dorëzon në Kuvend një model për dorëheqje

Përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës (IKD) dorëzuan në Kuvendin e Kosovës një model se si mund të dukej një dorëheqje formale e një ministri në detyrë apo e kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës.

Modeli i dorëheqjes, i dorëzuar në Kuvendin e Kosovës nga IKD-ja.
Modeli i dorëheqjes, i dorëzuar në Kuvendin e Kosovës nga IKD-ja.
11:55 19.4.2025

Limaj: Deputetët duhet të votojnë pro mandatit të vet

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, tha se ai shpreson që raporti për mandatin e deputetëve do të votohet nga deputetët.

“Secili deputet duhet ta kryejë detyrën e vet, po besoj që deputetët duhet ta votojnë veten e tyre”, tha Limaj.

Ai s’pranoi të komentojë nëse ka marrëveshje për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
12:00 19.4.2025

Gashi: Duhet të votohet një raport i ri për mandatet

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, tha se zgjidhja për bllokimin e Kuvendit është të votohet një raport i ri për verifikimin e mandateve, duke thënë se beson që çështja zgjidhet sot.

“Ai raporti i parë është rrëzuar. Ai raport nuk mund të votohet sërish”, tha ai.

I pyetur nëse presidentja Vjosa Osmani mund të ndihmojë në tejkalimin e situatës, ai tha:

“Nuk mundet të bëjë asgjë. Është jashtë kompetencat e saj, është çështje politike e Kuvendit të Kosovës”.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG