Ndërlidhjet

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 19 prill 2025.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 19 prill 2025.

Haxhiu dështon të zgjidhet kryeparlamentare, seanca vazhdon të hënën

Në vazhdimin e tretë të seancës konstituive, deputetët dështuan që të zgjidhinin kreun e organit ligjvënës.

Propozimi që Albulena Haxhiu të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, dështoi dy herë që të marrë 61 votat e nevojshme.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën deri të hënën, në orën 15:00.

Megjithatë, paraprakisht deputetët miratuan raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.

Ata po ashtu bën betimin si deputetë të legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

11:32 19.4.2025

Peci: Ata që e kanë mohuar mandatin duhet të largohen nga ulëset e Kuvendit


Faton Peci, ministër në detyrë i Bujqësisë, tha se nuk mund të zhbllokohet konstituimi i Kuvendit, pa u miratuar raporti për verifikimin e mandateve.

Ai tha se shtyrjet e seancave s’kanë të bëjnë nëse fituesja e zgjedhjeve, LVV-ja, i ka 61 votat, pra shumicën e thjeshtë.

“Para se të shkojmë te çështja e konsitutimit të Kuvendit, ata që e kanë mohuar mandatin duhet të largohen nga ulëset e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha ai për gazetarët para nisjes së seancës.

Faton Peci
Faton Peci
11:35 19.4.2025

Sërish ftohet takim konsultativ me përfaqësues të partive


Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se është thirrur sërish takim konsultativ me përfaqësues të partive politike.

Ftesa është bërë nga kryesuesi i seancës parlamentare, Avni Dehari, për në orën 11:30.

Edhe në seancën e fundit është bërë një ftesë e tillë. Partitë që deri më tani kanë qenë në opozitë kishin dërguar përfaqësuesit e tyre, por kishin kundërshtuar insistimin e Vetëvendosjes se duhet të ketë konsensus.


11:38 19.4.2025

Abdixhiku: Dehari të respektojë skenarin e Kuvendit e jo të LVV-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se shpreson që kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duhet të respektojë skenarin për seancën e përgatitur nga Sekretariati i Kuvendit, e jo i partisë së tij, LVV-së.

Pas seancës së 17 prillit, LDK dhe PDK shpërndan një skenar të seancës, ku thuhej se raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve duhej të hidhej sërish në votim, gjë që nuk ndodhi. Atë ditë, Dehari ftoi partitë në konsultime dhe më pas ndërpreu seancën.

Kreu i LDK-së tha se është “interes kombëtar që institucionet të formohen”.

Abdixhiku deklaroi se nuk po kërkon që shteti të mbet pa kryeministër, por Albin Kurti duhet të zgjedhë nëse dëshiron të jetë deputet apo kryeministër në detyrë.

“Nuk po themi që të mbetet Qeveria pa kryeministër, por duhet të zgjedhë, ose deputet ose kryeministër”, tha ai.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.


11:43 19.4.2025

Krasniqi: Raporti për mandatin e deputetëve duhet të sillet në Kuvend për votim

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se një përfaqësues i partisë që udhëheq ai është duke marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga Avni Dehari i Vetëvendosjes - i cili si deputeti më i vjetër po e udhëheq seancën konstituive që nisi fillimisht të martën.

Por, Krasniqi tha se PDK-ja nuk ndërron qëndrim lidhur me kërkesën që kabineti qeveritar i udhëhequr nga Albin Kurti të japë dorëheqje, pasi nuk pranon si dorëheqje atë letër që Vetëvendosja ka dorëzuar.

Ai tha se shpreson që raporti për mandatin e deputetëve të hidhet në votim në parlament.

Ai e quajti “bllokadë të panevojshme” atë që po ndodh në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG