Ndërlidhjet

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 19 prill 2025.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 19 prill 2025.

Haxhiu dështon të zgjidhet kryeparlamentare, seanca vazhdon të hënën

Në vazhdimin e tretë të seancës konstituive, deputetët dështuan që të zgjidhinin kreun e organit ligjvënës.

Propozimi që Albulena Haxhiu të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, dështoi dy herë që të marrë 61 votat e nevojshme.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën deri të hënën, në orën 15:00.

Megjithatë, paraprakisht deputetët miratuan raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.

Ata po ashtu bën betimin si deputetë të legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

12:50 19.4.2025

Komisioni i përkohshëm nis punën për hartimin e raportit të ri për mandatet

Të 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, votuan që raporti i ri të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, ta hartohet nga përbërja paraprake e këtij komisioni, që u zgjodh më 15 prill.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se komisioni për 30 minuta duhet të takohet dhe të hartojë raportin e ri që më pas do të dërgohet në sallë plenare për votim.

12:49 19.4.2025

120 deputetë të pranishëm, nis seanca konsituive

Tashmë ka filluar vazhdimi i seancës konstituive, që fillimisht kishte nisur të martën, me 120 deputetë të pranishëm.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se në takimin konsultativ me përfaqësues të partive politike janë pajtuar që me votë unanime të votohet raporti në Komision dhe pastaj në seancë.

“Është propozuar po ashtu që të autorizohet komisioni i përkohshëm, i njëjti, ose nëse nuk pajtoheni që të jetë i njëjti komision, duhet të zgjidhen anëtarë të rinj që do të përpilojnë raportin e ri”, tha Dehari.

12:35 19.4.2025
12:33 19.4.2025

Kusari-Lila: Kërkojmë unanimitet që të mos kontestohet pastaj votimi në Kushtetuese

Mimoza Kusari Lila ka thënë se deputetët e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje do të votojnë pro raportit për verifikimin e mandateve të deputetëve vetëm nëse një gjë e tillë bëhen unanimisht.

Kjo pasi që ajo tha se nuk dëshiron që partitë e tjera pastaj ta shfrytëzojnë rastin që ta kontestojnë votimin duke e dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk është në peshën tonë për t’u siguruar që ai rapport të kalojë. Kushtetuta e parasheh që mandati i deputetit është i pavlefshëm nëse nuk e bëhen betimin”, tha Kusari-Lila.

Ajo sqaroi se tani kryesuesi i seancës do të kërkojë miratimin e të gjithë deputetëve në sallë për kthimin në zero të procesit, pra të krijohet një komision i ri për verifikim të mandateve dhe pastaj të miratohet raporti në komision e në Kuvend.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG