Pritja shtetërore e ekipit olimpik në Kosovë
Me duartrokitje, fishekzjarrë dhe fjalët më të mira, janë pritur sportistët olimpikë të martën në Kosovë, të cilët kanë përfaqësuar vendin në Lojërat Olimpike Verore, që këtë vit po mbahen në Paris. Xhudistet, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu kanë arritur t’ia sigurojnë Kosovës dhe dy medalje olimpike, duke çuar shifrën totale në pesë sosh.

1
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar ekipin për performancën e treguar, duke përmendur që “olimpistët kanë arritur të fitojnë medalje në secilën Olimpiadë që ka marrë pjesë Kosova”.

2
Distria Krasniqi, sportistja e vetme e Kosovës që ka dy medalje olimpike në karrierë – të artë dhe të argjendtë – i ka thënë publikut se mbështetja e treguar ka qenë forca e saj shtytëse.

3
Laura Fazliu, e cila si 14-vjeçare është shpërngulur prej rajonit të Mitrovicës për t’i nisur stërvitjet në Pejë, ka thënë se është shumë krenare për medaljen e fituar – të parën olimpike në karrierën e saj.

4
Driton Kuka, udhëheqës i ekipit olimpik të Kosovës në xhudo, ka thënë se gëzohet për pesë medaljet e siguruara dhe shpreson që në të ardhmen, Kosova do të fitojë medalje olimpike edhe nga sportet tjera.
“Me punë serioze kemi dëshmuar që fëmijët tanë kanë virtyte, kanë vlera”, ka thënë ai.
“Me punë serioze kemi dëshmuar që fëmijët tanë kanë virtyte, kanë vlera”, ka thënë ai.