Pritja shtetërore e ekipit olimpik në Kosovë
Me duartrokitje, fishekzjarrë dhe fjalët më të mira, janë pritur sportistët olimpikë të martën në Kosovë, të cilët kanë përfaqësuar vendin në Lojërat Olimpike Verore, që këtë vit po mbahen në Paris. Xhudistet, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu kanë arritur t’ia sigurojnë Kosovës dhe dy medalje olimpike, duke çuar shifrën totale në pesë sosh.

5
Nora Gjakova, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Hana Beiqi, Adell Shaboviq dhe Donjeta Sadiku, i kanë përfunduar garat pa medalje. Medaljen e parë olimpike për Kosovën e ka siguruar Majlinda Kelmendi, e cila këtë herë ka debutuar si trajnere e xhudos, pas pensionimit nga ky sport.

6
Distria Krasniqi duke pranuar punimin e një tifozeje.

7
Laura duke nënshkruar bluzën e një tifozi, pas ceremonisë së pritjes.

8
Në pritje kanë marrë pjesë qindra qytetarë të Kosovës, si dhe figura shtetërore.