Shënimi i përvjetorit të pavarësisë në Prishtinë
Qytetarë të shumtë, vërshuan rrugët dhe sheshet në Prishtinë për të festuar 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në mbarë shtetin po mbahen organizime të ndryshme, përfshirë seanca solemne të Qeverisë dhe Kuvendit, por edhe koncerte dhe aktivitete të tjera për të shënuar këtë ditë. Në rrugët e kryeqytetit të Kosovës shumë qytetarë u panë me flamuj të Kosovës dhe fëmijë të veshur me ngjyrat e flamurit.

9
Një veturë e stolisur me flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë duke kaluar nëpër një rrugë në Prishtinë.

10
Obelisku New Born, këtë vit është pikturuar me pamje të qyteteve të ndryshme, si simbolikë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

11
Flamuj të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të vendosura në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

12
Disa fëmijë të veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës.