Shënimi i përvjetorit të pavarësisë në Prishtinë
Qytetarë të shumtë, vërshuan rrugët dhe sheshet në Prishtinë për të festuar 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në mbarë shtetin po mbahen organizime të ndryshme, përfshirë seanca solemne të Qeverisë dhe Kuvendit, por edhe koncerte dhe aktivitete të tjera për të shënuar këtë ditë. Në rrugët e kryeqytetit të Kosovës shumë qytetarë u panë me flamuj të Kosovës dhe fëmijë të veshur me ngjyrat e flamurit.

13
Një vajzë e veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, doli të festojë 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

14
Në sheshet e Prishtinës, përveç flamujve të Kosovës, u vendosën edhe flamuj të SHBA-së, Britanisë dhe Shqipërisë.

15
Një vajzë me flamurin e Kosovës dhe kapelë ushtarake duke ecur në sheshet e Prishtinës.

16
Një grua me shall me flamurin e Kosovës.