Prishtina nis festat e fundvitit
Një bredh i madh, i stolisur me drita shumëngjyrëshe, ka gjallëruar pamjen e sheshit “Xhorxh Bush” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Ndezja e dritave dhe hapja e Tregut të Fundvitit, ka shndërruar këtë shesh në pikëtakim për shumë qytetarë. Në barakat përgjatë sheshit shërbehet ushqim si dhe pije të ftohta e të ngrohta. Grupe të ndryshme muzikore do të organizojnë koncerte ditëve dhe javëve në vijim.

1
Për shumë banorë të Prishtinës, zona me kafiteritë në baraka kthehet në vendin e preferuar për të takuar shoqërinë.

2
Ja shembullin e tre të tillëve.

3
Pamje të ngjashme si këto bëhen normale në zonën e barakave, sidomos kur është moti i mirë.

4
Aty shihen të gjitha moshat.