Prishtina nis festat e fundvitit
Një bredh i madh, i stolisur me drita shumëngjyrëshe, ka gjallëruar pamjen e sheshit “Xhorxh Bush” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Ndezja e dritave dhe hapja e Tregut të Fundvitit, ka shndërruar këtë shesh në pikëtakim për shumë qytetarë. Në barakat përgjatë sheshit shërbehet ushqim si dhe pije të ftohta e të ngrohta. Grupe të ndryshme muzikore do të organizojnë koncerte ditëve dhe javëve në vijim.

5
Me raste, ka edhe muzikë.

6
Pamje nga lart e asaj që shfaqëm në fotografitë paraardhëse.

7
Rruga që të çon te pjesa festive.

8
Hapësira për të bërë fotografi me emrin e kryeqytetit. Shpeshherë mund të bëhet sfiduese gjetja e një këndi adekuat, kur ka më shumë njerëz afër.