Politikania suedeze që iu bashkua forcave ukrainase
Ish-deputetja suedeze, Caroline Nordengrip, aktualisht vullnetare në këmbësorinë ukrainase, thotë se ka zgjedhur t’i bashkohet luftës kundër agresionit rus, sepse Ukraina është “një vend i mrekullueshëm”, për lirinë dhe paqen e së cilës ia vlen të rrezikohet. E trajnuar në ushtrinë suedeze, Nordengrip po shërben edhe si instruktore për trupat ukrainase. (Përgatitën: Valona Tela dhe Ibrahim Berisha)