Komunat në Kosovë thonë se u përmbahen rregullave të përcaktuara në udhëzuesin për ushqimet në çerdhe. Në këtë udhëzues përcaktohen kaloritë, proteinat, vitaminat, hekuri, yndyrat dhe fibrat që fëmijët duhet të marrin. Për përgatitjen e ushqimeve për çerdhet publike në Prishtinë përkujdeset Kuzhina Qendrore. Nga ky institucion thonë se fëmijëve u ofrojnë ushqim të freskët çdo ditë. Në Kosovë janë 49 çerdhe publike dhe 177 private.
Përgatitja e ushqimit për fëmijët në çerdhet e Prishtinës

5
Një punonjëse e një çerdheje në Prishtinë duke servuar ushqimin për fëmijët.

6
Drejtuesit e Kuzhinës Qendrore thanë se menyja ushqimore vazhdimisht plotësohet dhe ndryshohet.

7
Një fëmijë duke konsumuar ushqim në një çerdhe në Prishtinë. Prindërit me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë janë shprehur të kënaqur me vaktet ushqimore që u ofrohen fëmijëve të tyre në institucionet parashkollore.

8
Nutricionistët thonë se institucionet parashkollore ofrojnë vakte ushqimore që u mundësojnë fëmijëve zhvillim të shëndoshë fizik.