Komunat në Kosovë thonë se u përmbahen rregullave të përcaktuara në udhëzuesin për ushqimet në çerdhe. Në këtë udhëzues përcaktohen kaloritë, proteinat, vitaminat, hekuri, yndyrat dhe fibrat që fëmijët duhet të marrin. Për përgatitjen e ushqimeve për çerdhet publike në Prishtinë përkujdeset Kuzhina Qendrore. Nga ky institucion thonë se fëmijëve u ofrojnë ushqim të freskët çdo ditë. Në Kosovë janë 49 çerdhe publike dhe 177 private.
Përgatitja e ushqimit për fëmijët në çerdhet e Prishtinës

9
Kifle të përgatitura për fëmijët e sistemit parashkollor në Prishtinë.

10
Nga Këshilli i prindërve të fëmijëve në institucionet parashkollore në Prishtinë thanë se nuk kanë ankesa.

11
Një nënë që ka dy fëmijë në çerdhe publike në Prishtinë tha se fëmijëve u jepen edhe pjata shtesë me ushqim, nëse ata e kërkojnë.

12
Menyja e Kuzhinës Qendrore për çerdhet në Prishtinë.