Besimtarët katolikë festojnë Pashkët
Besimtarët katolikë në mbarë botën festojnë Pashkët më 31 mars. Mesha kryesore u mbajt në Vatikan dhe u udhëhoq nga Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike. Mesha janë mbajtur në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Kosovë. Festa e Pashkëve është dita që krishterët besojnë se Jezu Krishti u ringjall.

9
Një vajzë e veshur me krah të engjëjve gjatë festimeve tradicionale të Pashkëve në një kishë në Manila të Filipineve.

10
Mesha e Pashkëve në një kishë katolike në Pekin më 30 mars 2024.

11
Besimtare katolike duke marrë pjesë në meshën e mesnatës së Pashkëve të mbajtur në një kishë në Karaçi të Pakistanit.

12
Besimtarët mbajnë në duar qirinj teksa marrin pjesë në meshën e vigjiljes së Pashkëve në një kishë në Nairobi të Kenias.