Besimtarët katolikë festojnë Pashkët
Besimtarët katolikë në mbarë botën festojnë Pashkët më 31 mars. Mesha kryesore u mbajt në Vatikan dhe u udhëhoq nga Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike. Mesha janë mbajtur në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Kosovë. Festa e Pashkëve është dita që krishterët besojnë se Jezu Krishti u ringjall.

13
Një kryq i vendosur afër një statuje të Shën Mërisë në një kishë në Karakosh të Irakut.

14
Papa Françesku përshëndet besimtarët pasi largohet nga vigjilja e Pashkëve në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan më 30 mars 2024.

15
Kalorësit sorbian të veshur me rroba tradicionale gjatë një rituali fetar kur besimtarët kalërojnë dhe këndojnë për ringjalljen e Krishtit. Sorbët janë një minoritet sllav që jeton në lindje të Gjermanisë, pranë kufirit me Poloninë.

16
Një murgeshë lutet gjatë të meshës për Pashkët në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.