Në shtëpinë e 20 arinjve dhe një luani
Arinjtë Andri, Kassandra, Vini, Rina, Ari, Nala, Mali, Hana, Mira, Ero, Anik, Lena, Hope, Stivi, Ema, Oska, Roni, Tomi, Gjina dhe Pashuku janë banorët simpatikë të Pyllit të Arinjve Prishtina. Vitin e fundit, ky pyll është pasuruar me ardhjen e luanit, Gjoni.
![Pylli i Arinjve Prishtina është shtëpi e 20 arinjve të shpëtuar në Kosovë dhe Shqipëri. ](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-e8df-08db47e98354_w1024_q10_s.jpg)
1
Pylli i Arinjve Prishtina është shtëpi e 20 arinjve të shpëtuar në Kosovë dhe Shqipëri.
![Ema, Oska dhe Roni janë të vetmit arinj që nuk ndahen asnjëherë nga njëri-tjetri. Ata, së bashku, ishin shpëtuar më 2014 nga organizata ndërkombëtare, FOUR PAWS, pasi po mbaheshin si kafshë shtëpiake në rajonin e Bjeshkëve të Nemuna. Që atëherë, ata kanë gjetur një shtëpi të sigurt në Pyllin e Arinjve Prishtina. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-f35c-08db47e98fc4_w1024_q10_s.jpg)
2
Ema, Oska dhe Roni janë të vetmit arinj që nuk ndahen asnjëherë nga njëri-tjetri. Ata, së bashku, ishin shpëtuar më 2014 nga organizata ndërkombëtare, FOUR PAWS, pasi po mbaheshin si kafshë shtëpiake në rajonin e Bjeshkëve të Nemuna. Që atëherë, ata kanë gjetur një shtëpi të sigurt në Pyllin e Arinjve Prishtina.
![Ky pyll, që gjendet 20 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtina, është hapur për vizitor në maj të vitit 2013. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-5dc5-08db47e96124_w1024_q10_s.jpg)
3
Ky pyll, që gjendet 20 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtina, është hapur për vizitor në maj të vitit 2013.
![Pylli ka një hapësirë prej 16 hektarësh dhe rrethohet nga pyje të dendura të natyrës së paprekur. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-6942-08db47e9bbf2_w1024_q10_s.jpg)
4
Pylli ka një hapësirë prej 16 hektarësh dhe rrethohet nga pyje të dendura të natyrës së paprekur.