Spitali i fëmijëve Ohmatdit i Kievit ishte në funksion për më shumë se një shekull përpara se një raketë ruse të godiste një ndërtesë brenda kampusit të tij, më 8 korrik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Para se të bombardohej: Puna që bëhej në spitalin e fëmijëve në Kiev

1
Një palaço duke i argëtuar pacientët dhe familjet jashtë ndërtesës kryesore të spitalit të fëmijëve Ohmatdut të Kievit më 31 maj.
Një raketë lundruese ruse goditi ndërtesën e Departamentit të Toksikologjisë më 8 korrik.

2
Shtretër në një strehimore nga bombat e saporinovuar brenda spitalit në nëntor të vitit 2023.
Objekti që u shndërrua në spitalin e fëmijëve Ohmatdit në Kiev, u krijua më 1894 dhe më pas, nën sundimin sovjetik, u zgjerua. Sot, ai është objekti më i madh dhe më i avancuar pediatrik i Ukrainës. Emri i spitalit është formuar si shkrirje e fjalëve ukrainase për “maternitet” dhe “fëmijë”.

3
Sulmi i 8 korrikut vrau mjeken Svitlana Lukyanchuk, një nefrologe e fëmijëve .
Lukyanchuk ishte nga rajoni perëndimor i Lvivit dhe ia kushtoi jetën e saj ndihmës së fëmijëve pasi humbi prindërit e saj në moshë të re dhe u rrit në një jetimore. Një burrë që po vizitonte spitalin në momentin e sulmit u vra gjithashtu nga shpërthimi dhe dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, u plagosën.

4
Gratë duke mbjellë fidanë në kopsht në mjediset e spitalit Ohmatdit në prill të vitit 2024.
Që nga ditët e nisjes së pushtimit rus në shkallë të plotë më 2022, spitali i Kievit dhe stafi i tij kanë ofruar një mjedis të sigurt për fëmijët, jeta e të cilëve u përmbys nga lufta.