Automjetet e ushtrisë ruse po lyhen vija-vija, me ngjyra të ndezura, për të çorientuar sistemet e dronëve me inteligjencë artificiale të Ukrainës, thonë ekspertët.
Pasi industria e turizmit në Ukrainë u shkatërrua nga pushtimi rus, operatorët turistikë në Ukrainë po u ofrojnë shërbime udhëtarëve që duan të shohin nga afër ndikimet e luftës.
Kur predhat e raketës balistike ruse, Oreshnik fluturonin natën afër Kievit më 24 maj, disa video incizuan një detaj të pazakontë. Pavarësisht një sërë goditjesh të dukshme dhe me objektet që përplaseshin përtokë, nuk kishte shkëndija shpërthyese që rëndom shoqërojnë një sulm me raketa.
Pas njoftimit të 28 majit se Suedia do t’i dhurojë Ukrainës 16 aeroplanë luftarakë të gjeneratës së vjetër, Gripen, ekspertët e industrisë thonë se një detaj kyç i këtij transferi do të përcaktojë ndikimin e menjëhershëm të këtij aeroplani në luftën me Rusinë.
Kur një kuadkopter i armatosur fluturoi mbi kufirin jugor të Libanit drejt Izraelit më 19 maj, një ushtar i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) vrapoi drejt një kodre aty pranë dhe u përpoq ta kapte kabllon me fibra optike që kontrollonte dronin, duke përdorur një copë metali.
Një muze i madh ushtarak në qytetin perëndimor gjerman të Koblenzit po ua ndalon hyrjen shtetasve të 26 vendeve, duke shkaktuar skena të tensionuara me disa vizitorë që arrijnë aty me fëmijë.
Eksperti i migracionit theksoi se numri i përgjithshëm i punëtorëve të huaj në Ukrainë ishte në më pak se 22.000 të regjistruar në vend para se të niste lufta dhe eksodit të mëvonshëm që pasoi nga vendi.
Duket se diçka po mungon nga pasaporta e re biometrike e Armenisë. Të paktën kështu thonë shumë njerëz në vend, të cilët e kanë vënë re një imazh të pazakontë në këtë dokument.
Teksa dielli perëndonte gjatë një ceremonie më 26 prill për inaugurimin e një memoriali për trupat e Koresë së Veriut që u vranë në luftën në Ukrainë, “balona të panumërta të bardha përkujtimorë” u lëshuan në qiell nga varret e afër 280 ushtarëve.
Imazhet para dhe pas shfaqin ritmin e shpejt të shembjeve dhe ndërtimeve të reja, që po i bën disa banorë të kryeqytetit të Taxhikistanit, Dushanbe, të mos e njohin qytetin e tyre.
Derisa Vladimir Putin po kalonte përgjatë një rreshti oficerësh ushtarakë në “Sheshin e Kuq” në maj të vitit 2025, një anëtar i ekipit të sigurisë së presidentit rus u pa duke mbajtur një armë të pazakontë, pjesërisht të fshehur nën një pëlhurë të zezë.
Ushtria amerikane ka bërë të ditur se do t’i bllokojë hyrje-daljet e anijeve drejt porteve iraniane, pas bisedimeve të dështuara për paqe mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ditë më parë.
Arild Syvertsen është një nga shumë marinarët e pensionuar që po përjetojnë sërish kujtime traumatike nga Ngushtica e Hormuzit, në mes të krizës aktuale në këtë rrugë ujore.
Nëpërmjet këtyre fotografive mund të shihni se si lufta në Lindje të Mesme është duke lënë gjurmë në gjithë botën.
Mes raportimesh se Irani dhe Shtetet e Bashkuara janë duke e konsideruar vendosjen e një takse për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, njohës të çështjeve detare paralajmërojnë se një vendim i tillë mund të ketë efekt zinxhir edhe në shtetet tjera.
Më 30 mars, Donald Trump e kërcënoi Iranin me “shkatërrimin e plotë” të ishullit Harg, nëse nuk arrihet një marrëveshje me Teheranin për t’i dhënë fund luftës me SHBA-në dhe Izraelin.
Në një ditë të kthjellët pranvere në qershor 2025, kameramani Mykyta Shapovalov e fotografoi një ushtar të sapomartuar me nofkën “Ujku” dhe gruan e tij Olena përpara një statuje të dy të dashuruarve duke u puthur në qytetin lindor të Druzhkivkës.
Pasi fillimisht shprehu mbështetje, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tani thotë se nuk dëshiron që kurdët e Iranit të përfshihen në fushatën ushtarak kundër Teheranit, të paktën jo tani për tani.
Pamje të luhatshme amatore të cilat shfaqnin raketa që dukej sikur zhdukeshin në shkëndijat e shpërthimeve mbi Liban, u shpërndanë në internet më 2 mars, së bashku me pretendimet se videot tregonin pasojat e veprimit të një arme izraelite të mbrojtjes ajrore.
Një sërë mburojash kaltërebardh të vendosura mbi ndërtesa në gjithë Iranin synojnë ta dërgojnë një mesazh për planifikuesit e sulmeve amerikane dhe izraelite.
Shfaq më shumë