Spitali i fëmijëve Ohmatdit i Kievit ishte në funksion për më shumë se një shekull përpara se një raketë ruse të godiste një ndërtesë brenda kampusit të tij, më 8 korrik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Para se të bombardohej: Puna që bëhej në spitalin e fëmijëve në Kiev

5
Sashko, një 11-vjeçar i mbijetuar i një sulmi me granata, ndihmohet për t'i përdorur patericat nga stafi i spitalit Ohmatdit në mars të vitit 2024.
Në janar 2024, Sashko ishte duke ecur pranë një dyqani në rajonin e Harkivit me kushërirën e tij Alinën, kur aty pranë shpërtheu një predhë. Shpërthimi i preu këmbën djalit dhe e plagosi rëndë Alinën, e cila vdiq pas 10 ditësh në mjekim intensiv.

6
Milana ishte gjashtë vjeçe kur një raketë goditi shtëpinë e familjes së saj afër Hostomelit, jo larg Kievit, duke ia vrarë nënën para syve të saj më 28 shkurt 2022.
Copëzat e raketës plagosën rëndë këmbët e Milanës. Në shtratin e saj të spitalit ajo vizatonte dhe i shkruante mesazhe "mamasë sime në qiell", siç kjo që shihet në këtë foto.
Copëzat e raketës plagosën rëndë këmbët e Milanës. Në shtratin e saj të spitalit ajo vizatonte dhe i shkruante mesazhe "mamasë sime në qiell", siç kjo që shihet në këtë foto.

7
Vova ishte 13 vjeç kur u dërgua me urgjencë në spitalin Ohmatdit më 26 shkurt të vitit 2022. Ai po përpiqej të largohej nga Kievi me familjen e tij kur thuhet se u ndeshën me ushtarë rusë. Babai dhe vëllai gjashtëvjeçar i Vovës u vranë me armë zjarri. Vova u qëllua në fytyrë dhe shpinë, por mbijetoi kryesisht falë kujdesit që mori në spital.

8
Syemeni ishte fëmija i parë viktimë e pushtimit rus të vitit 2022, i cili u dërgua në Ohmatdit më 25 shkurt 2022. Pesëvjeçari u plagos rëndë në qafë në një incident në të cilin thuhet se babai dhe motra e tij u qëlluan për vdekje nga ushtarët rusë. Pesë ditë pasi u dërgua në spital, djali vdiq derisa ishte në mjekim intensiv.