Hulumtime, vizita, ngjarje, ekspozita e koncerte - fotoreporterët e Shërbimit të Kosovës të Radios Evropa e Lirë i bënë ngjarje të përjetshme me objektivin e tyre. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa prej fotografive më të veçanta dhe më domethënëse që kanë shkrepur Arben Hoti, Bujar Tërstena e Ibrahim Berisha gjatë vitit 2024. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një vit ngjarjesh të jetësuara në fotografi

29
Një grua qëndron para fotografisë së një burri ukrainas të plagosur i cili bën me gishta shenjën e fitores. Ekspozita “Ukraina: Një krim lufte”, u hap në qendrën Barabar, në hapësirat e hotelit Grand n Prishtinë më 29 prill 2024.

30
Zona kufitare midis Estonisë dhe Federatës Ruse, në Narva, Estoni, shtator 2024. Kufiri i Estonisë me Rusinë, në disa pjesë, është vetëm pak metra i gjatë.