Hulumtime, vizita, ngjarje, ekspozita e koncerte - fotoreporterët e Shërbimit të Kosovës të Radios Evropa e Lirë i bënë ngjarje të përjetshme me objektivin e tyre. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa prej fotografive më të veçanta dhe më domethënëse që kanë shkrepur Arben Hoti, Bujar Tërstena e Ibrahim Berisha gjatë vitit 2024. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një vit ngjarjesh të jetësuara në fotografi

5
Pamje nga Parada e Krenarisë e mbajtur në Prishtinë nga 3 deri më 3 qershor. Në një raport të publikuar në mars të këtij viti, nga Spartacus Gay Travel Index, Kosova u rendit si vendi më pak mikpritës për personat e komunitetit LGBTI+ në mesin e vendeve të Ballkanit dhe më keq se vendet e Bashkimit Evropian.

6
Një grua kalon pranë një grafiti kundër femicidit – “Po vrisni gra”, i shkruar në ndërtesën e Policisë së Kosovës, Prishtinë, Kosovë, 7 gusht 2024.

7
Salla e mësimit ku pacientët marrin terapinë në mungesë të hapësirës. Në mungesë të hapësirave në Hematologji, pacientët me kancer janë zhvendosur në katin përdhesë të ndërtesës, përkatësisht në sallë të destinuar për ushtrime dhe ligjërata të studentëve në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

8
Instalacion artistik në Prishtinë në Ditën Botërore të Refugjatëve.