Erza Elezaj është bursiste e Radios Evropa e Lirë.
Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës u paraqitën para Gjykatës në Lipjan, të mërkurën, nën dyshimin për përfshirje në ndërhyrjen që përfundoi me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.
Një kompani nga veriu i Kosovës, në pronësi të një të akuzuari për pastrim parash, ka përfituar kontrata publike me vlerë miliona euro nga buxheti i Serbisë – madje edhe pas sulmit të armatosur në Banjskë.
Në Kosovë, personat me çrregullime mendore përballen me sfida të shumta, që nga mungesa e trajtimeve të qëndrueshme deri te stigmatizimi i thellë nga shoqëria dhe familja.
Protestat studentore në Serbi, që fillimisht nisën si revoltë kundër korrupsionit dhe thirrje për reforma në arsim e shëndetësi, kanë marrë tashmë një drejtim tjetër.
A e dini se e njëjta teknologji që përdoret për të furnizuar me energji një qytet, mund të shfrytëzohet edhe për ndërtimin e një bombe bërthamore? Bëhet fjalë për pasurimin e uraniumit – një proces që ndodhet në qendër të debatit të vazhdueshëm për programin bërthamor të Iranit.
Martin Dvorak, ish-administrator i Kombeve të Bashkuara në Istog dhe ministër aktual i Çekisë për Çështjet Evropiane, rikujton ditët e para pas luftës në Kosovë dhe flet për përparimin e bërë gjatë 26 vjetëve të kaluar.
Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në infrastrukturë, por ende mbetet peng i mendësisë së pasluftës dhe mungesës së kompromisit. Kështu e përshkruan gjendjen aktuale të vendit ministri çek për Çështjet Evropiane, Martin Dvorak, në ditën kur Kosova shënon 26-vjetorin e çlirimit.
U krijua për komunikim të sigurt nga një kompani kanadeze, por SkyECC u shndërrua viteve të fundit në një mjet të shpejtë dhe të sofistikuar për koordinimin e aktiviteteve të grupeve kriminale në mbarë botën.
Më 1 qershor, rrjetet sociale u mbushën me pamje të sulmeve me kuadkopterë – dronë që Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës përdori për të goditur baza ajrore ruse, duke shkatërruar shumë aeroplanë bombardues me rreze të gjatë veprimi.
Kompani të shumta në Kosovë protestuan në Prishtinë më 29 maj kundër liberalizimit të tregut të energjisë, i cili hyn në fuqi më 1 qershor.
Më 1 Maj - Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, të rinjtë kërkojnë që të gjenden forma për të përkrahur punësimin e tyre, qoftë për punë sezonale, por që edhe pas studimeve të ofrohen mundësi të angazhohen në profesionin e tyre.
Në të kaluarën hapte dritaret çdo mëngjes për të ajrosur shtëpinë. Por, Izet Grajqevcit, 53- vjeçarit nga Obiliqi, një gjë e tillë vetëm se do t’ia vështirësonte qëndrimin në shtëpinë e tij, sidomos gjatë stinës së dimrit. Kjo për shkak të ajrit të ndotur dhe smogut të dendur.
Për disa qytetarë të Kosovës, çmimet e produkteve ushqimore janë gjithnjë e më pak të përballueshme.
Pavarësisht ligjeve të hartuara për mbrojtjen e viktimave, dështimet sistematike dhe mungesa e burimeve i lënë shumë gra në Kosovë të cenueshme ndaj dhunës.