Katër ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shpallën fajtorë për krime lufte nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua me 25 vjet burgim.
Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të apelojnë aktgjykimin dënues të shqiptuar nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 16 shtator.
Mbi 41 muaj pas nisjes së procesit gjyqësor, Gjykata Speciale në Hagë i shpalli sot fajtorë për krime lufte ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Gjykata Speciale në Hagë i gjeti fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për katër nga dhjetë pikat e aktakuzës, ato që kishin të bëjnë me krime lufte. Akuzat për krime kundër njerëzimit u rrëzuan.
Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e UÇK-së fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.
Më 16 shtator, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të dëgjojnë në Hagë nëse shpallen fajtorë apo të pafajshëm për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk planifikojnë t’i vazhdojnë bisedimet me njëra-tjetrën gjatë ditëve në vijim rreth çështjes së presidentit të ri të Kosovës, pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për postin e të parit të shtetit.
Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës, por paralajmërojnë se ngërçi i zgjatur politik po e pengon agjendën e përbashkët mes dy vendeve.
Pak para shpalljes së vendimit për akuzat që rëndojnë mbi katër ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Radio Evropa e Lirë udhëtoi nëpër Kosovë për t’ua bërë një pyetje qytetarëve: Çka prisni nga verdikti i 16 shtatorit i Gjykatës Speciale?
Gati gjysma e deputetëve të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës kanë angazhuar asistentë personalë, ndonëse për më shumë se një muaj organi ligjvënës ngeci te konstituimi.
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës është bërë në shkelje të Kushtetutës dhe një vendim që do ta konstatonte këtë, do të mund ta vinte në pikëpyetje edhe zgjedhjen e Qeverisë Kurti 4, thotë Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Larg sallës së gjyqit, Radio Evropa e Lirë udhëtoi nëpër Kosovë - nga fshatrat e Drenicës, ku lufta dhe UÇK-ja janë ende pjesë e kujtesës së përditshme, deri te qytetet ku një brez i lindur pas luftës e sheh atë histori nga larg - për të dëgjuar se çfarë do të thotë 16 shtatori për ta.
Shfaq më shumë