Masakra e Mejës: Nis gjykimi në mungesë i 53 personave
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nisi më 16 qershor gjykimi në mungesë i Momir Stojanoviqit dhe 52 të tjerëve, të akuzuar për masakrën e Mejës. Forcat serbe akuzohen për vrasjen e së paku 370 civilëve shqiptarë në këtë dhe fshatra të tjerë të Gjakovës, në prill të vitit 1999. Gjykata tha se nuk ka informacion se ku ndodhen të akuzuarit, ndërsa ata u përfaqësuan nga avokatët. Për një të akuzuar u tha se është i vdekur.
Përmbajtja
-
18 nëntor 2025Psikologu “i fshehur” i Onkologjisë që mund t’ju ndihmojë
-
14 nëntor 2025“Të gjithë kundër Vetëvendosjes” - apo kështu i leverdis?