Në frontin e acartë të Ukrainës
Forcat ukrainase kanë marrë një qëndrim më mbrojtës në shumë pjesë të frontit të acartë, pasi një kundërofensivë, e nisur vitin e kaluar, nuk arriti të thyente vijat tejet të fortifikuara ruse në jugun dhe lindjen e okupuar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Një ushtarak ukrainas tymos duhan teksa mban një pozicion në llogore në rajonin Zaporizhia, Ukrainë, 14 janar 2024.

6
Një ushtarak ukrainas nga brigada e 92-të përgatitet të gjuajë me mortajë 120 milimetërshe 2B16 "Nona-K", e cila u kap në betejën me ushtrinë ruse, drejt trupave ruse, në një pozicion afër Bahmutit në rajonin e Donjeckut në Ukrainë, 10 janar 2024.

7
Një ushtarak ukrainas i Brigadës së 92-të të Veçantë Sulmuese pranë një obusi vetëlëvizës M109A5 Paladin në një pozicion pranë Bahmutit, ndërsa po bie borë, rajoni i Donjeckut, Ukrainë, 16 janar 2024.

8
Një ushtarak ukrainas përgatit predha artilerie 155 milimetërshe në një pozicion të mbuluar me borë në Zaporizhja, Ukrainë, 14 janar 2024.