Në frontin e acartë të Ukrainës
Forcat ukrainase kanë marrë një qëndrim më mbrojtës në shumë pjesë të frontit të acartë, pasi një kundërofensivë, e nisur vitin e kaluar, nuk arriti të thyente vijat tejet të fortifikuara ruse në jugun dhe lindjen e okupuar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Një ushtarak ukrainas i brigadës së 92-të me shenjën e thirrjes "Myron", shihet brenda një strehe të improvizuar afër Bahmutit më 10 janar 2024.

10
Një pozicion i ushtrisë ukrainase teksa qëllon me një obus M777 drejt pozicioneve ruse në Zaporizhja, 14 janar 2024.

11
Një ushtarak ukrainas duke mbajtur pozicionin e tij mes të ftohtit dhe borës.

12
Disa ushtarë ukrainas tymosin cigare në një pozicion afër vijës së frontit në rajonin Zaporizhja, 14 janar 2024.