E dërrmuar nga luftërat: Betejat për tokën ukrainase përgjatë shekullit XX
Fotografitë nga arkivi tregojnë disa nga konfliktet e shumta në territorin e Ukrainës së sotme, teksa fuqitë lindore dhe perëndimore luftuan për kontrollin e rajonit gjatë shekullit XX. Në këtë fotogaleri janë përdorur emërtimet aktuale të vendeve. (Përgatiti: Albina Kastrati)
![Ushtarët austriakë në një llogore në jug të Rivnes, në nëntor të vitit 1915. Në fillim të shekullit XX, Perandoria Ruse kishte nën kontroll pjesën më të madhe të territorit të Ukrainën së sotme, ndërsa austro-hungarezët kishin nën kontroll një pjesë perëndimore [të Ukrainës]. Këto dy fuqi armiqësore luftuan për kontrollin e rajonit përgjatë Luftës së Parë Botërore.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-79c4-08db8dc6fe96_w1024_q10_s.jpg)
1
Ushtarët austriakë në një llogore në jug të Rivnes, në nëntor të vitit 1915.
Në fillim të shekullit XX, Perandoria Ruse kishte nën kontroll pjesën më të madhe të territorit të Ukrainën së sotme, ndërsa austro-hungarezët kishin nën kontroll një pjesë perëndimore [të Ukrainës]. Këto dy fuqi armiqësore luftuan për kontrollin e rajonit përgjatë Luftës së Parë Botërore.

2
Forcat austro-hungareze duke përdorur një mortajë të tipit Shkoda, diku në Ukrainë e sotme, në vitin 1915. Mortaja hidhte predha që peshonin nga 384 kilogramë, dhe më vonë u përdor edhe nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore.
Shkoda është prodhues çek i automobilave.
Shkoda është prodhues çek i automobilave.

3
Forcat austro-hungareze duke kaluar lumin Bug në vitin 1915. Kjo rrugë ujore është pjesë e kufirit të sotëm midis Polonisë dhe Ukrainës.

4
Gjenerali rus, Aleksei Brusilov, në Rivne, tetor 1915.
Gjenerali carist ishte përgjegjës për një nga ofensivat më vdekjeprurëse në historinë ushtarake, kur forcat ruse sulmuan linjat austro-hungareze në rajonet Lviv dhe Volyn në vitin 1916.
Më shumë se 1 milion ushtarë nga të dyja palët u plagosën rëndë ose u vranë në ofensivën Brusilov, e cila u konsiderua një sukses për fuqitë e Antantës. Brusilov u bashkua me Ushtrinë e Kuqe pas Revolucionit Bolshevik.