Derisa forcat ruse përpiqen të futen më thellë në lindje të Ukrainës, me synimin që ta pushtojnë të gjithë rajonin e Donjeckut, fotografi i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, fotografon përpjekjet intensive të një njësie artilerie ukrainase që mbron qytetin me rëndësi strategjike, Pokrovsk. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Lufta e artiljerëve ukrainas për Pokrovskun

5
Teksa priste të bëhej kafeja, Oleksandr vendos shpejt përkrenaren e tij, fik ngrohësen e ujit dhe vrapon drejt obusit pasi jepet urdhrit "Për të luftuar!".

6
Oleksandr është përgjegjës për bartjen e predhave që peshojnë nga 15 deri në 20 kilogramë. Ai ka një rol vendimtar në ruajtjen e efektivitetit të njësisë së artilerisë.

7
Dmytro, një vullnetar 31-vjeçar që fillimisht shërbeu në këmbësori para se të bëhej komandant artilerie, flet për udhëtimin e tij:
“Kam nisur si këmbësor, pastaj u bëra artiler dhe tani jam komandant, kështu shkon".
“Kam nisur si këmbësor, pastaj u bëra artiler dhe tani jam komandant, kështu shkon".

8
Sashas, 22 vjeç, anëtar i njësisë që më parë ka punuar si saldues, i pëlqen të tymosë cigare.