Ndërlidhjet

Deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë gjatë seancës konstituive të 6 gushtit.
Deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë gjatë seancës konstituive të 6 gushtit.

Drejtpërdrejt Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

E përditësuar
  • Me kërkesë të kryesuesit, Avni Dehari, nga LVV-ja, Kuvendi vazhdon sot seancën konstituive të nisur më 6 gusht
  • Partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por edhe organizatat joqeveritare kanë thënë se afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka skaduar në mesnatë
  • Vazhdimi i seancës vjen në kohën kur LVV dhe LDK duket se janë ende larg një marrëveshjeje për krijimin e institucioneve
10:40

Haxhiu: Kushdo që ka probleme me këtë seancë le t’i drejtohet Kushtetueses

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se kushdo që ka probleme me seancën e sotme, “i ftoj t’i drejtohen Kushtetueses. Nëse nuk pajtohen me thirrjen e kësaj seance, kanë mundësi t’i drejtohen gjykatës”.

Para nisjes së seancës, ajo i ftoi të gjithë deputetët që të marrin pjesë, duke pretenduar se nuk ka shkelje të afatit kushtetues.

Haxhiu tha se edhe vitin e kaluar, pas atkgjykimit të Kushtetueses, Kuvendi nuk është konstituar brenda 30 ditësh.

Ajo tha se u.d. e presidentit ka pasur 30 ditë kohë nga data e ceritifikimit që ta thërrasë seancën – të cilën e thirri një ditë para përfundimit të këtij afati.

“Tash po i mbetet deputetëve vetëm një ditë përpjekje për ta konstituuar Kuvendin. Kjo s’ka logjikë”, tha ajo.

Duke folur për nismën e djeshme të deputetëve për seancë të jashtëzakonshme, Haxhiu tha se ata nuk i kanë protokolluar 40 nënshkrimet, prandaj ajo nuk u mbajt. Ajo tha se “dyert” e sallës plenare nuk u mbyllën për ta, por ato janë të mbyllura sa herë që nuk ka seancë, teksa shtoi se po të ishin të protokolluara nënshkrimet, seanca do të mbahej.

Haxhiu akuzoi partitë e tjera se po synojnë që ta dërgojnë sërish vendin në zgjedhje, teksa u kërkoi liderëve partiakë që të takohen për të arritur një marrëveshje për çështjen e presidentit.

Albulena Haxhiu. Fotografi nga arkivi.
Albulena Haxhiu. Fotografi nga arkivi.
10:00

Çfarë ndodh kur Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet brenda afatit kushtetues?

Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga data e certifikimit të rezultatit zgjedhor, që i bie deri më 7 gusht, në orën 23:59.

Radio Evropa e Lirë ka biseduar me njohësit e çështjeve juridike, Eugen Cakolli dhe Naim Jakaj, të cilët janë pajtuar se mosrespektimi i afatit përbën shkelje kushtetuese.

Por, Cakolli dhe Jakaj, dhanë interpretime të ndryshme për hapat që duhet ose mund të pasojnë.

Lexojeni artikullin e plotë:

09:29

Çfarë ndodhi para mesnatës?

Mbrëmjen e së premtes, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës kërkuan që seanca të mbahej para mesnatës dhe të përmbyllej procesi i konstituimit të Kuvendit.

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës madje thirrën një seancë të jashtëzakonshme.

Por, ajo nuk u mbajt, pasi salla plenare ishte e mbyllur.

Gjatë ditës së djeshme, kreu i LVV-së, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u takuan, por nuk arritën një marrëveshje.

Më vonë, Kurti iu drejtua me një letër kreut të PDK-së, Bedri Hamza, duke i ofruar postin e kryeparlamentarit, në këmbim të votës për presidentin e ri.

Ofertë të ngjashme Kurti i kishte bërë PDK-së edhe muaj më parë, por ishte refuzuar. Dhe, për shkak të moskonsensusit mes partive për çështjen e presidentit, vendi mbajti zgjedhje në qershor.

09:16

Përshëndetje të nderuar lexues,

Me kërkesë të kryesuesit, Avni Dehari, Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën konstituive të nisur më 6 gusht.

Seanca është thirrur për orën 11:00.

Partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por edhe organizatat joqeveritare, kanë argumentuar se afati 30-ditor për përmbylljen e themelimit të Kuvendit të ri ka skaduar në mesnatë.

Në rend dite sot janë dy pika:

  • Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit
  • Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit

Qëndroni me ne!

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG