Ndërlidhjet

Deputetët e rinj të PDK-së në sallën plenare. 15 prill 2025.
Deputetët e rinj të PDK-së në sallën plenare. 15 prill 2025.

Çfarë ndodhi në seancën konstituive të Kuvendit?

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar, pasi deputetët nuk e kanë votuar raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.

Kryesuesi i seancës tha se do t'i drejtohen presidentes, Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutje.

PDK-ja dhe LDK-ja nuk po e pranojnë dorëheqjen e dorëzuar nga Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë. Kurti i ka akuzuar këto parti për "sulm brendainstitucional".

Në seancën konstituive duhej që deputetët, pas miratimit të raportit, të bënin betimin dhe të zgjidhinin kryetarin dhe nënkryetarët.

12:19 15.4.2025

Kurti jep dorëheqje nga posti i kryeministrit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, në mënyrë që të mund të bëjë betimin si deputet i legjislaturës së nëntë.

Dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Letra e dorëheqjes së Kurtit, dërguar kryetarit të legjislaturës së kaluar të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Letra e dorëheqjes së Kurtit, dërguar kryetarit të legjislaturës së kaluar të Kuvendit, Glauk Konjufca.
12:35 15.4.2025

Dehari ndërpret seancën konstituive

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, pas një pauze të shkurtër ka ndërprerë seancën, për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

“Në këto rrethana detyrohemi ta ndërpresim seancën dhe me një letër të njoftojmë presidenten se si do të veprohet në të ardhmen”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës. 15 prill 2025.
Kuvendi i Kosovës. 15 prill 2025.
12:44 15.4.2025

Peci: Opozita dhe Lista Serbe pamundësuan konstituimin e Kuvendit

Ministri në detyrë, Faton Peci, tani deputet i zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se konstituimin e Kuvendit të Kosovës e pamundësuan Lista Serbe dhe partitë opozitare shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kjo është një rrethanë e re që në aspektin kushtetues dhe ligjor dhe të rregullores së punës së Kuvendit nuk është e paraparë dhe e definuar dhe, rrjedhimisht, kryesuesi i seancës së sotme ka vendosur që për një situatë të tillë të re, t’i drejtohet Presidentes së Kosovës”, tha Peci pas ndërprerjes së seancës.

Peci tha se tani është në diskrecionin e presidentes Vjosa Osmani të kthej një përgjigje ose t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Faton Peci, ish-ministër tani deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës.
Faton Peci, ish-ministër tani deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës.


12:46 15.4.2025

Çfarë ndodhi në seancën e së martës?

Në vazhdim po iu sjellim të përmbledhur atë se çfarë ndodhi gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës:

  • Seanca konstituive për legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës u ndërpre pas afër dy orë punime.
  • Deputetët s’arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, atë të miratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
  • Partitë opozitare argumentuan se anëtarët e Qeverisë në detyrë – që janë zgjedhur deputetë – nuk dorëzuan me kohë dorëheqjet e tyre nga postet ekzekutive.
  • Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, kanë dorëzuar dorëheqjen.
  • Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe tha se do ta njoftojnë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutje.
  • Partitë politike akuzojnë njëra-tjetrën për dështimin e konstituimit të Kuvendit .

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG