Përshëndetje të gjithëve,
Mirë se vini në mbulimin e drejtpërdrejt të seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ekipi i Radios Evropa e Lirë do t’iu sjellë në kohë reale zhvillimet gjatë seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Na ndiqni!
Cili është rendi i ditës?
Seanca e sotme ka vetëm katër pika:
- Formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve
- Betimi i 120 deputetëve të rinj
- Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit
- Zgjedhja e nënkryetarëve
Seanca do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër në moshë, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe ajo më e re në moshë, Sala Jashari nga Partia Demokratike e Kosovës.
Kush propozon kryetarin dhe nënkryetarët?
Sipas ligjeve, kryetarin duhet ta propozojë Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve.
Tri partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvend, duhet të propozojnë emra për nënkryetarë, ndërkaq nga një propozim duhet ta bëjnë partitë e komuniteteve pakicë joserbe dhe nga komuniteti serb.
Për kryetarin dhe nënkryetarët duhen 61 vota.
Lëvizja Vetëvendosje ende nuk dihet nëse i ka votat e nevojshme për kryetarin e ri të Kuvendit.
LVV drejt seancës, pa vota të sigurta për kryeparlamentarin e Qeverinë
Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje nuk dihet nëse i ka siguruar 61 votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe të Qeverisë së re.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme: