Ndërlidhjet

Mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje duke festuar në Prishtinë.
Mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje duke festuar në Prishtinë.

Fitore bindëse e Vetëvendosjes

Kosova mbajti më 14 shkurt zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

  • Për zgjedhjet e 14 shkurtit, të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 persona.
  • Qytetarët kanë mundur të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2,382 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00.
  • Pjesë e garës në këto zgjedhje kanë qenë 28 subjekte politike me mbi 1,000 kandidatë për deputetë, të cilët kanë garuar për 120 ulëset e Kuvendit të Kosovës.
  • Këto zgjedhje janë rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila më 21 dhjetor, 2020, e ka rrëzuar Qeverinë e Avdullah Hotit, të zgjedhur më 3 qershor.
  • Gjykata ka thënë se kjo qeveri ishte kundërkushtetuese, pasi vota e deputetit Etem Arifi, i dënuar me burgim prej një viti e tre muajsh, ishte përcaktuese për qeverinë.
  • Vendimi i Kushtetueses ka përcaktuar po ashtu se personat e dënuar me aktgjykim të formës së prerë në një periudhë trevjeçare, të mos mund të garojnë në zgjedhje. Ky vendim ka prekur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe disa kandidatë të tjerë për deputetë edhe nga parti të tjera.
  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar 43,477 pako me fletëvotime, që janë dërguar me postë nga qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit.
  • Këtë proces zgjedhor e kanë përcjellë nga afër rreth 30 mijë vëzhgues të akredituar.
12:04 14.2.2021

Komunat me shumicë serbe prijnë me dalje në votime

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, deri në orën 11:00, komunat në veri të Kosovës kanë raportuar daljen më të madhe në zgjedhje.

Komuna e Zveçanit prin me numrin më të madh të votuesve, rreth 34 për qind.

Komuna e Leposaviqit, me mbi 27 për qind, Mitrovica e Veriut me 26 për qind, dhe Ranillug me rreth 12 për qind.

Në Komunën e Prishtinës deri ne orën 11:00 kanë votuar rreth 11 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Komunat me daljen më të ulët janë Gllogoci dhe Hani i Elezit, me mbi 5 për qind.

Deri në orën 11:00 në Kosovë kanë votuar rreth 8,30 për qind e votuesve.

12:13 14.2.2021

DnV: Procesi i votimit, i qetë

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) ka thënë se deri në orën 11:00 nuk është raportuar për ndonjë shkelje të madhe të procesit zgjedhor.

“Procesi i votimit deri më tani është duke rrjedhur i qetë, me disa parregullësi të izoluara, të cilat kanë ndodhur në një një numër të vendvotimeve”, ka thënë ai.

Në mesin e shkeljeve ai ka përmendur respektim të pjesshëm të masave për luftim të koronavirusit, raste të votimit me dokumente jovalide, raste kur votuesit nuk kanë gjetur emrat e tyre nëpër vendvotime apo kanë shkelur procedurat për votim me asistencë.

Sikur edhe në zgjedhjet e kaluara, Cakolli ka thënë se edhe këtë herë është raportuar për fotografim të votës.

12:48 14.2.2021

Serbët në veri votojnë në mënyrë të organizuar

Të drejtuar nga zyrtarë të partisë Lista Serbe, serbët në veri të Kosovës edhe këtë vit kanë shkuar të votojnë në mënyrë të organizuar. Këto janë zgjedhjet e para në veri që nuk organizohen me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

13:04 14.2.2021

Ambasada amerikane bën thirrje për dalje në zgjedhje

Ambasada amerikane në Prishtinë, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, që të luajnë rolin e tyre për të ardhmen e Kososvës.

“Dilni dhe votoni, mirëpo në mënyrë të sigurt – mbani distancën, vendosni maskën, dhe ndiqni udhëzimet e punëtorëve lokalë për zgjedhje”.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG