Kosova, nikoqire e “Defender Europe 2023”
Nga sot e deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, "Defender Europe 2023" [Mbrojtësi i Evropës 2023], që do të mbahet në Babaj të Bokës të Gjakovës. Ceremonia e hapjes u mbajt të dielën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

9
Stërvitjet e koduara si “Defender Europe” janë ushtrime vjetore shumëkombëshe, të cilat udhëhiqen nga SHBA-ja. Natyra e tyre është mbrojtëse dhe përqendrohet në parandalimin e agresionit.

10
Një ushtar gjatë ceremonisë hapëse të "Defender Europe 2023", në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

11
Qytetarëve të Kosovës, të dielën, u është bërë e mundshme t'i shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë.

12
Qytetarët i shohin nga afër pajisjet e FSK-së.