Nga sot e deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, "Defender Europe 2023" [Mbrojtësi i Evropës 2023], që do të mbahet në Babaj të Bokës të Gjakovës. Ceremonia e hapjes u mbajt të dielën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Zvicra dhe Gjermania duket se janë destinacione të preferuara të disa kosovarëve për t’u vizituar. Në kohën kur liberalizimi i vizave për Kosovën ka hyrë në një fazë vendimtare, REL ka biseduar me qytetarë të komuniteteve të ndryshme në Kosovë për planet e tyre të udhëtimit.