Një nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Evropë thuhet se është shkatërruar
Pas raportimeve të mëhershme për shpërthime në fabrikën e hekurit dhe çelikut në Mariupol, që njihet si fabrika Azovstal, ligjvënësit ukrainas tani po thonë se ajo është “shkatërruar” nga granatimet ruse.
Drejtori i përgjithshëm i Azovstol tha në Telegram tha se fabrika është goditur, por nuk tregoi për shkallën e dëmit të shkaktuar.
Ai tha se punëtorët e fabrikës, që prej fillimit të luftës, kanë ndërmarrë masa sigurie në mënyrë që fabrika të mos përbënte ndonjë rrezik për banorët.
Fabrika e çelikut ka një aset kyç në Mariupol, në Detin Azov, të cilin Moska që dy javë po tenton që ta marrë nën kontroll.
Morgjet bjelloruse të mbushura me trupat e ushtarëve rusë
Nuk ka vend në morgun në Marzir. Ai është i mbushur me trupat e ushtarëve rusë.
Në një spital në këtë qytet bjellorus, që gjendet 60 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën, korridoret dhe repartet janë të mbushura me tingujt e ushtarëve që rënkojnë nga plagët e tyre që kanë marrë në fushëbeteja.
Tekstin e plotë e gjeni më poshtë:
Zëvendëskryeministrja ukrainase e akuzon Rusinë për gjenocid
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës e ka akuzuar Rusinë për kryerjen e akteve të “gjenocidit” gjatë pushtimit të shtetit të saj.
Duke folur për Sky, Olha Stefanishyna, tha se ajo “absolutisht besoj” se aktet e gjenocidit janë kryer nga regjimi rus, dhe tha se presidenti, Vladimir Putin dhe liderët në Kremlin “janë kriminelë lufte”.
Stefanishyna tha se numri i “viktimave civile” që janë vrarë dhe plagosur gjatë pushtimit rus “ka qenë më i madh se i Forcave të Armatosura të Ukrainës” dhe pretendoi se “gratë janë dhunuar për orë të tëra dhe më pas janë vrarë” nga ushtarët rusë.
Por, ajo u zotua se “Ukraina do të rezistojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme” dhe se Prokurori Publik në Ukrainë do të kërkojë që të ngrehë padi ndaj trupave ruse që dyshohen për krime lufte, duke theksuar deri më tani janë hapur 2,000 raste.
Ajo po ashtu lavdëroi liderët turk dhe izraelitë për përpjekjet e tyre për të ndërmjetësuar një marrëveshje të paqes, por paralajmëroi se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje e cila do t’i kepte territor Rusisë, që sipas saj është “vijë e kuqe” në negociata.
Megjithatë, ajo shtoi se mund të ketë hapësirë për diskutime për “riintegrimin” e rajoneve lindore separatiste që janë “okupuar” në tetë vjetët e fundit.
Turqia: Ukraina dhe Rusia janë afër marrëveshjes për çështjet “kritike”
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha më 20 mars se Ukraina dhe Rusia janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për çështje “kritike” dhe shtoi se ai shpresonte për një armëpushim, nëse të dy palët nuk tërhiqen nga përparimi i arritur deri më tani.
Cavusoglu tha për të përditshme turke, Hurriyet se ka pasur “afrim të pozicioneve të të dyja palëve për tema të rëndësishme, për tema kritike”.
“Ne mund të themi se kemi shpresë për një armëpushim, nëse të dyja palët nuk bëjnë hapa prapa nga pozicionet aktuale”, tha ai, duke mos dhënë detaje për cilat çështje bëhet fjalë.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU