Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
23:14 19.3.2022

Lexues të nderuar. Ne këtu e ndërpresim mbulimin direkt të luftës në Ukrainë, për t’u rikthyer sërish nga ora 7:00 e mëngjesit.

Zhvillimet kryesore të ditës së shtunë kanë qenë:

  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i bëri thirrje Rusisë për bisedime kuptimplota të paqes. Si duket, kjo thirrje ishte për një takim të mundshëm midis tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin
  • Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi Shtetet e Bashkuara se po frenojnë Kievin që të pranojë kërkesat ruse në bisedimet për paqe
  • Autoritetet lokale në Mariupol thanë se po zhvillohen luftime në qendër të qytetit, të cilat po pengojnë përpjekjet për të shpëtuar personat e bllokuar në ndërtesën e teatrit, që u bombardua nga Rusia ditë më pare
  • Forcat ruse kanë avancuar më thellë në qytetin port ukrainas të Mariupolit, i cili ishte i rrethuar dhe i dëmtuar
  • Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se të paktën 847 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit
  • Zyrtarët e Kievit kanë theksuar se gjithsej 6,623 persona u evakuuan nga qytetet ukrainase përmes korridoreve humanitare të shtunën
  • Rusia tha se ka përdorur armë hipersonike gjatë një sulmi ndaj një depoje të armëve në perëndim të Ukrainës
  • Në Kiev, zyrtarët thanë se kanë arrestuar 127 sabotatorë, teksa forcat ukrainase pretenduan se deri më tani kanë vrarë mbi 14,000 trupa ruse
  • Forcat e armatosura ukrainase pretenduan se kanë vrarë një gjenerallejtënant të Rusisë. Nëse ky pretendim është i saktë, atëherë gjenerallejtënant Andrei Mordivchev do të bëhej komandanti më i lartë i ushtrisë ruse i vrarë në luftën në Ukrainë
23:01 19.3.2022

Luftimet në Mariupol vazhdojnë

Luftimet në rrugë vazhdojnë në qendër të portit strategjik jugor të Ukrainës, Mariupol, ndërsa forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e qytetit, raporton BBC-ja.

Rreth 300,000 civilë nuk janë në gjendje të evakuohen.

Disa nga pak civilë që arritën të ikin, kanë përshkruar kushtet e tmerrshme, pa energji elektrike dhe ujë, ndërkaq që furnizimet me ushqime po mbarojnë.

Motra e deputetit ukrainas, Yaroslav Zhelezniak, ka arritur të largohet nga Mariupol pak ditë më parë.

“Pas dy javësh, ata nuk kishin ushqim, ndërkaq dyqanet u mbyllën, kështu që ajo tha se zgjidhja që kishte ishte që të përpiqej të gjente, për shembull, të vidhte ushqim - ose të vdiste pa ushqim”, ka thënë Zheleznjak për BBC-në.

22:52 19.3.2022

Tubimet në mbështetje të Rusisë në Kragujevc dhe Novi Sad

Rreth njëzet persona, kryesisht të rinj, përmes vozitjes së makinave, të shtunën në mbrëmje në Kragujevc, morën pjesë në mbështetjen e Rusisë dhe Vladimir Putin për agresionin kundër Ukrainës.

Disa dhjetëra makina morën pjesë në vozitje, por pa praninë e policisë për të ruajtur sigurinë, raportoi një reporter i Radios Evropa e Lirë.

Kragujevc, Serbi.
Kragujevc, Serbi.

Një tubim në mbështetje të agresionit rus kundër Ukrainës u organizua edhe në Novi Sad, kryeqyteti i Vojvodinës, ku disa dhjetëra ekstremistë të djathtë dhe tifozë brohorisnin “Rusi, Rusi”.

Nga Sheshi i Lirisë ata janë drejtuar drejt ndërtesës së Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), ku kanë brohoritur parulla nënçmuese, sepse që nga fillimi i agresionit rus, kjo parti ka varur flamurin e Ukrainës në objektin e selisë së saj, i cili por qëndron edhe sot.

Policia ka penguar huliganët të afrohen tek godina ku ndodhet selia e kësaj partie, raporton Beta.

22:23 19.3.2022

Kryebashkiaku i Mariupolit thotë se banorët e qytetit u dërguan në Rusi

Kryebashkiaku i Mariupolit thotë se disa mijëra banorë të këtij qyteti të rrethuar u dërguan në Rusi.

Në një mesazh në Telegram, Vadim Boychenko tha se disa u ridrejtuan në qytete të largëta në Rusi, ndërsa fati i të tjerëve mbetet i panjohur, raportoi BBC.

BBC deklaroi se nuk ka mundur të konfirmonte këtë pretendim.

“Ajo që po bëjnë pushtuesit sot është e njohur për brezin e vjetër, i cili pa ngjarjet e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore, kur nazistët i zinin peng njerëzit me forcë”, tha Boychenko.

“Është e vështirë të imagjinohet se në shekullin e 21-të, njerëzit do të dëbohen me forcë në një vend tjetër”.

Rreth 300,000 njerëz janë zënë peng në qytet, pasi ushqimet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë, ndërkaq që Rusia po bllokon hyrjen e ndihmave humanitare.

Sulmetruse goditën spitalin, kishën dhe blloqet e panumërta të apartamenteve, ndërkaq zyrtarët lokalë vlerësojnë se rreth 80 për qind e ndërtesave të banimit u dëmtuan ose u shkatërruan, një e treta e të cilave janë të pariparueshme.

Vendndodhja e qytetit port, në Detin Azov, është strategjike për Rusinë, pasi do ta ndihmonte atë të krijonte një korridor tokësor midis rajoneve lindore të Donetsk dhe Luhansk, të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, si dhe Krimesë, një gadishull që ajo aneksoi në 2014.

Pamje të qytetarëve të Mariupolit duke u larguar nga qyteti, më 17 mars 2022.
Pamje të qytetarëve të Mariupolit duke u larguar nga qyteti, më 17 mars 2022.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG