Ndërlidhjet

Inaugurimi i Donald Trumpit.
Inaugurimi i Donald Trumpit.

Trump bëhet presidenti i 47-të i SHBA-së

  • Donald Trump u betua më 20 janar si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  • Këtë post, ai e mbajti edhe nga viti 2017 deri më 2021.
  • Zëvendësi i Trumpit, JD Vance, u betua gjithashtu.
18:53 20.1.2025

Kallas uron Trumpin

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Donald Trumpin, i cili u betua si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

“Lidhja transatlantike ka sjellë prosperitet dhe forcë në të dyja anët e Atlantikut. Së bashku, ne jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale. Mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë”, shkroi Kallas në platformën X.

18:50 20.1.2025

"E ardhmja është e jona"

Trump, i cili vitin e kaluar u mbijetoi dy tentativave për ta vrarë, tha se “Zoti e ka shpëtuar jetën e tij” për ta bërë Amerikën sërish madhështore.

“Unë qëndroj para jush si dëshmi se nuk duhet besuar se diçka është e pamundur për t’u bërë. Në Amerikë, të pamundurën ne e bëjmë më së miri”, tha Trump.

Ai e përfundoi fjalimin duke thënë se Amerika nuk do të frikësohet.

“E ardhmja është e jona dhe epoka jonë e artë sapo ka filluar”, tha Trump.

Presidenti Donald Trump gjatë fjalimit.
Presidenti Donald Trump gjatë fjalimit.

18:42 20.1.2025

Për inflacionin dhe energjinë...

Trump foli edhe për trajtimin e inflacionit dhe të rritjes së kostos së energjisë - gjë që ishte pikë qendrore e fushatës së tij.

Ai tha se do t’i udhëzojë të gjithë anëtarët e kabinetit që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre “për të mposhtur inflacionin” dhe “për të ulur me shpejtësi kostot dhe çmimet”.

Ai përsëriti premtimin e mëhershëm se administrata e tij do t’i shtojë shpimet për naftë dhe gaz në tokën amerikane.

“Amerika do të jetë komb prodhues sërish”, tha Trump, duke shtuar se vendi i tij “ka më shumë naftë dhe gaz natyror se çdo vend tjetër në tokë”.

Trump foli edhe për planet e tij për industrinë e automobilave, duke thënë se Amerika do të prodhojë sërish automobila “me një ritëm që askush nuk mund ta ketë ëndërruar vetëm disa vite më parë”.

18:34 20.1.2025

Trajtimi i hyrjeve të paligjshme në SHBA, ndër detyrat e para

Teksa vazhdon fjalimin pas betimit, presidenti Donald Trump tha se do të nënshkruajë që sot një urdhër ekzekutiv, përmes të cilit do të shpallë emergjencë kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë.

Të gjitha hyrjet e paligjshme të imigrantëve “do të ndalohen menjëherë”, tha ai, duke shtuar se Qeveria do të fillojë procesin e kthimit të miliona “të huajve kriminelë” në vendet nga kanë ardhur.

Trump: Do ta vendos Amerikën në vend të parë secilën ditë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:24 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG