Gratë dhe vajzat afgane protestojnë teksa talibanët shtojnë kufizimet
Gratë nëpër Afganistan po vazhdojnë t’i kundërshtojnë vendimet e fundit të talibanëve, që ua kufizojnë femrave mundësitë për arsimim dhe punësim. Meshkujt, profesorë dhe studentë, po ashtu, kanë protestuar kundër kufizimeve në rritje ndaj grave në arsimin e lartë. Pavarësisht qortimeve ndërkombëtare, talibanët nuk duken të gatshëm t’i tërheqin vendimet. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)