Shënimi i festës së Epifanisë, një martesë masive në Pakistan dhe shënimi i Ditës së Republikës Sërpska në Banja Llukë megjithëse ishte shpallur jokushtetues janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

9
Shpërthimi pasi një dron goditi një ndërtesë apartamentesh mes sulmeve ajrore ruse në Kiev më 10 janar.

10
Një notare ukrainase bën zhytjen tradicionale në ujë të akullt gjatë festimeve të Epifanisë në Kiev, 6 janar 2025.

11
Një murgeshë duke ecur jashtë një manastiri që është dëmtuar rëndë nga artileria dhe të shtënat me armë në rajonin e Donjeckut të pushtuar nga Rusia.

12
Burra bullgarë duke kënduar pasi janë hedhur në ujin e lumit gjatë festës së Epifanisë në Bullgari, më 6 janar.