Shënimi i festës së Epifanisë, një martesë masive në Pakistan dhe shënimi i Ditës së Republikës Sërpska në Banja Llukë megjithëse ishte shpallur jokushtetues janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

13
Një klerik ushtarak ortodoks me Forcat e Armatosura të Ukrainës kremton meshën e Epifanisë me ushtarët në rajonin e Dnipropetrovskut.

14
Vullnetarët duke pastruar vijën bregdetare të Rezervatit Natyror Opuk nga nafta që rrodhi nga cisternat ruse që u fundosën në ngushticën e Kerçit, muajin e kaluar.

15
Ushtarët ukrainas duke nderuar një ushtarak të rënë gjatë funeralit të tij në Kiev.

16
Dhëndurët hindu pakistanezë mbërrijnë për të marrë pjesë në një ceremoni martesore masive të organizuar nga Këshilli Hindu i Pakistanit, një organizatë jofitimprurëse në Karaçi.