Shënimi i festës së Epifanisë, një martesë masive në Pakistan dhe shënimi i Ditës së Republikës Sërpska në Banja Llukë megjithëse ishte shpallur jokushtetues janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

5
Hrizostom Jevic, një klerik boshnjak i Kishës Ortodokse Serbe, vendos degë të thata lisi në zjarr jashtë një kishe në Sarajevë më 6 janar, si pjesë e traditës ballkanike të djegies së degëve të lisit, që simbolizojnë trungun e Yuletide, në prag të Krishtlindjes ortodokse.

6
Një banor serb i Kosovës me një fëmijë në krahë, bart një degë lisi të tharë në prag të Krishtlindjes ortodokse, Graçanicë më 6 janar.

7
Oficerët e policisë serbe të Bosnjës marshojnë gjatë një parade si pjesë e një ceremonie që shënon Ditën e Republiks Sërpska në Banja Llukë më 9 janar. Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka vendosur në tri raste se festimet e kësaj dite ishin jokushtetuese.

8
Një ushtarak ukrainas merr pjesë në stërvitjet luftarake në rajonin e Zaporizhjas.