Shënimi i festës së Epifanisë, një martesë masive në Pakistan dhe shënimi i Ditës së Republikës Sërpska në Banja Llukë megjithëse ishte shpallur jokushtetues janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

1
Një model i një rakete me mbishkrimin "Drejt Uashingtonit". Kërcënimi i territorit të SHBA-së është rruga drejt fitores” shihet në pjesën e sipërme të një makine të parkuar para katedrales së Shën Isakut në Shën Petersburg më 12 janar.

2
Një djalë duke ecur pranë pishave të mbuluara me borë në Kabul, Afganistan.

3
Një hetues kalon pranë një dyqani të dëmtuar pas granatimeve në qytetin e pushtuar të Donjeckut, të cilin autoritetet lokale të instaluara nga Rusia e quajtën një sulm ushtarak ukrainas, më 10 janar.

4
Shitësit afganë të balonave ecin me biçikletat e tyre duke kërkuar klientë pranë një tregu në Kabul.