Ngjyrat e folklorit botëror mbulojnë Prishtinën
Në Prishtinë po mbahet edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Vallëzimit dhe Arteve, Newborn Festival. Në këtë festival, me karakter garues, marrin pjesë rreth 350 performues nga nëntë shtete të ndryshme të botës.

21
Në edicionin e parë të festivalit, kishin marrë pjesë 314 performues nga shtete të ndryshme të botës.

22
Në fund të performancave në edicionin e dytë të festivalit të vallëzimit, juria do të ndajë tre çmimet kryesore për performancat më të mira.

23
Këtë vit, përveç tre çmimeve kryesore do të ndahet edhe çmimi i katërt, për paraqitjen më të mirë kulturore gjatë parakalimit, thanë për Radion Evropa e Lirë organizatorët e festivalit.