"Solidariteti" – instalacion për përjetimet e rënda të refugjatëve
Gjemba, izolime, kufij. Janë vetëm disa prej mjeteve e procedurave me të cilat përballen refugjatët nëpër botë, sa herë që detyrohen të largohen prej shtëpive të tyre. Ky realitet i ashpër është shndërruar në instalacionin “Solidariteti”, të prezantuar të enjten në Prishtinë, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve. Zyra e UNHCR-së në Prishtinë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) e kanë organizuar ngjarjen, në të cilën kanë marrë pjesë zyrtarë shtetërorë, pjesëtarë të misioneve diplomatike, të shoqërisë civile dhe vetë refugjatë që tani jetojnë në Kosovë.

9
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe disa refugjatë prej Sirisë. Sipas Ligjit për azil në Kosovë, për të fituar statusin e azilit, procedurat marrin gjashtë deri në nëntë muaj kohë. Kosova i ka dy qendra për azilkërkuesit: në Magurë dhe Vranidoll.

10
Silueta të prindërve dhe fëmijëve me valixhe nëpër duar.

11
Në hapje të instalacionit kanë qenë edhe ambasadorë të angazhuar në Kosovë, dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.